Kinë, kremtohet Festa e Pranverës

2017-01-28 10:25:27 CRI Komenti juaj Printoni

Veprimtari të ndryshme janë zhvilluar në të gjithë Kinën për të kremtuar Festën e Pranverës, siç njihet ndryshe Viti i Ri Kinez.

Përveç darkës së bashkimit familjar, njerëzit në krahina të ndryshme të vendit hodhën fishekzjarre, vizituan panairet e tempujve etj.

Edhe udhëtimet janë bërë një mënyrë e përhapur për të festuar Vitin e Ri.

Autoritetet e turizmit të Kinës vlerësojnë se më shumë se 340 milionë udhëtime brenda vendit do të bëhen nga turistët, pothuajse 14 për qind më shumë se në të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Ndërkohë, pritet që 6 milionë udhëtime të bëhen jashtë vendit nga turistët kinezë, duke i bërë pushimet e Festës së Pranverës një "javë të artë globale" për destinacionet turistike. (Artani)

Mrekulli
Lajmet Kryesore