CCTV transmeton Shfaqjen Gala për Vitin e Ri Kinez

2017-01-28 10:10:23 CRI Komenti juaj Printoni

Televizioni Qendror i Kinës (CCTV) ka transmetuar të premten Shfaqjen Gala në prag të Vitit të Ri Kinez, i quajtur edhe Festa e Pranverës.

Shfaqja zgjati katër orë e gjysmë dhe përmbante më shumë se 40 numra, si këngë, vallëzim dhe skeçe. Edhe numrat akrobatikë dhe pjesë nga operat tradicionale kineze ishin gjithashtu pjesë e programit.

Sivjet është Viti i Gjelit, sipas astrologjisë kineze.

Që nga viti 1983, Shfaqja Gala për Festën e Pranverës është kthyer në një traditë të përvitshme. Ajo është një nga programet që kanë zgjatur për një kohë më të gjatë dhe më të shikuara në historinë e televizionit kinez. (Artani)

Mrekulli
Lajmet Kryesore