Presidenti Xi, mesazh urimi me rastin e Vitit të ri kinez

2017-01-27 09:17:21 CRI Komenti juaj Printoni
Presidenti Xi Jinping përcolli nga Pekini urimet e tij për Festën e Pranverës, drejtuar popullit kinez. Lideri kinez i bëri thirrje qytetarëve të punojnë së bashku për një të ardhme më të mirë të njerëzimit.

"Nën udhëheqjen e KQ, Partia, Ushtria dhe kombi do të punojnë me përkushtim për të ardhmen. Ne do të përveshim mëngët dhe do të punojmë me energji të shtuar për realizimin e objektivit për ndërtimin e një shoqërie të moderuar, të begatë, duke iu afruar realizimit të "ëndrrës kineze" dhe ripërtëritjes së madhe të Kinës. Do të punojmë për të ardhmen e premtuar të një fati të përbashkët për të gjithë njerëzimin, duke shtuar një kapitull të ri në kauzën e madhe të 1.3 miliard kinezëve. Ju falenderoj të gjithëve!", tha presidenti Xi në urimin e tij.

Viti i ri hënor kinez, i njohur si Festa e Pranverës konsiderohet festa më e rëndësishme e Kinës, që këtë vit nis të shtunën, më 28 janar. (Eda Merepeza)

Mrekulli
Lajmet Kryesore