Guterres, mesazh urimi për Vitin e Ri Kinez

2017-01-27 09:41:13 CRI Komenti juaj Printoni

Sekretari i përgjithshëm i OKB-së, Antonio Guterres, nëpërmjet një video-mesazhi uroi popullin kinez dhe të gjithë kinezët në mbarë globin, me rastin e Vitit të ri hënor. Nëpërmjet videos Guterresi përcolli urimin "Gëzuar Vitin e ri Kinez" në anglisht dhe më pas në gjuhën kineze "Xin-Nian-Hao".

Kreu i OKB-së tha: "Viti i Gjelit simbolizon nisjen herët të të gjitha veprimeve, si dhe një pikënisje të re. Ky është viti i gjallërisë, vendosmërisë dhe përgjegjësisë së lartë në punë. Kjo do të na ndihmojë për kapërcimin e vështirësive ."

Më tej ai nënvizoi se "Bëra thirrje që viti 2017 të jetë viti i paqes. Duhet të bëjmë përpjekje të përbashkëta për kapërcimin e konflikteve, kundër shkeljes së të drejtave të njeriut, për zhdukjen e varfërisë dhe për zgjidhjen e krizave të tjera. Me rëndësi të madhe është parandalimi i këtyre problemeve, me përparësi " (Wang Lei/ Eda Merepeza)

Mrekulli
Lajmet Kryesore