Viti i Ri kinez 2017 bëhet "java e artë" turistike për të gjithë botën

2017-01-22 11:54:12 CRI Komenti juaj Printoni

Numri i turistëve kinezë që do të vizitojnë në vende të huaja gjatë pushimit të Vitit të Ri kinez 2017 do të arrijë në 6 milionë, duke e kthyer këtë periudhë në "javën e artë" turistike për të gjithë botën, njoftoi Byroja Kombëtare e Turizmit e Kinës.

Sipas parashikimit të kompanive turistike dhe vetë byrosë, destinacionet e largëta përfshijnë ShBA-në, Britaninë, Spanjën, Gjermaninë, Zvicrën, Hungarinë, Çekinë etj.

Destinacione të tjera të mesme janë: Australia, Zelanda e Re, Tajlanda, Vietnami, Indonezia, Filipinet etj. Ndërsa rajonet e Hong Kongut dhe të Makaos janë detinacionet më të afërta që do të popullohen nga turistët kinezë.

Përveç kësaj, sipas të dhënave të rezervimeve, për Vitin e Ri kinez 2017 do të ketë gjithësej 343 milionë turistë në treg, duke shënuar një rritje prej 13.6% në krahasim me vitet e kaluar.

Mrekulli
Lajmet Kryesore