Arrin piku i udhëtimeve me rastin e Vitit të Ri Kinez

2017-01-21 11:45:44 CRI Komenti juaj Printoni

Autoritetet kineze parashikojnë shtimin e udhëtimeve në javën e dytë të periudhës 40-ditore të quajtur "Chunyun". Numri i udhëtarëve filloi të rritet që nga e premtja, kur shumë kinezë kthehen në shtëpi për Vitin e Ri kinez.

Më shumë udhëtime do të bëhen nga 20 deri 26 janari, kur numri ditor i udhëtimeve parashikohet të arrijë në mbi 80 milionë, sipas Ministrisë së Transportit.

Kinezët kryen mbi 520 milionë udhëtime deri enjten e kaluar, javën e parë të "Chunyun"-it.

Parashikohet se numri i udhëtimeve vajtje – ardhje do të arrijë deri sot (e shtunë 21 janar) në 2.98 miliardë, sipas Komisionit Kombëtar të Zhvillimit dhe Reformës.

Mrekulli
Lajmet Kryesore