Kina do të lehtësojë më tej kufizimet ndaj investimeve të huaja

2017-01-19 11:13:32 CRI Komenti juaj Printoni
Qeveria kineze ka publikuar ditët e fundit një dokument, ku shprehet se do të lehtësohen më tej kufizimet ndaj investimeve të huaja në sektorin e shërbimeve, manifakturë, miniera etj., duke shtuar më tej hapjen ndaj botës së jashtme.    Masat përfshijnë ndryshimin e sistemit të shqyrtimit e të miratimit të projekteve të përbashkëta në sektorin e naftës dhe të gazit natyror. Reforma ka një rëndësi të madhe për nxitjen e investimeve të huaja dhe për thellimin e reformës në sektorët monopol, duke treguar se kompanive me investime të huaja në Kinë do t'u ofrohet një mjedis më i hapur dhe më i barabartë për investimet.   Për sa i përket sektorit të shërbimeve dhe atij financiar, parashikohet lehtësimi i kufizimeve ndaj investimeve të huaja në institucione të tilla financiare si bankat etj., në kontabilitet dhe auditim, në projektet arkitekturore etj. Po ashtu, masat synojnë hapjen e sektorit të komunikacionit, internetit, arsimit, kulturës, transportit etj. (Du)
Mrekulli
Lajmet Kryesore