Juncker: Negociatat për "Brexit"-in do të jenë shumë të vëshitira

2017-01-19 11:09:07 CRI Komenti juaj Printoni

Presidenti i Komisionit Europian Jean - Claude Juncker u shpreh të mërkurën në Strasburg të Francës se Komisioni Europian mban qëndrim "joarmiqësor" mbi problemin e largimit të Britanisë nga BE-ja dhe nuk synon ta ndëshkojë Britaninë. Megjithatë, Juncker theksoi se negociatat për "Brexit"-in do të jenë shumë të vështira.

Jean - Claude Juncker u shpreh se ai personalisht nuk dëshiron të shohë "largimin e Britanisë nga BE-ja", por vuri në dukje kryeministra britanike Theresa May duhet të japë një shpjegim të qartë lidhur me hapat e këtij procesi. Ai shpresoi se do të arrihet një marrëveshje e drejtë për të dy palët.  

Duke folur të martën për bisedimet mbi shkëputjen e Britanisë nga BE-ja, kryeministrja Theresa May theksoi se Britania nuk do të mbetet në tregun e përbashkët europian dhe do të rimarrë të drejtat e kontrollit kufitar, për të kufizuar numrin e emigratëve europianë që hyjnë në Britani. Nga ana tjetër, May tha se Britania do të synojë të nënshkruajë një marrëveshje të tregtisë së lirë me Bashkimin Evropian. Kjo është hera e parë që qeveria britanike shpreh qëndrimin e vet mbi këtë problem, që pas referendumit të vitit të kaluar për daljen e vendit nga BE-ja. (Du)

Mrekulli
Lajmet Kryesore