Kërkesa nga ShBA dhe Kina rrit eksportin e produkteve ushqimore bujqësore nga BE-ja

2017-01-19 10:42:58 CRI Komenti juaj Printoni

Të dhënat statistikore zyrtare tregojnë se rritja e eksportit të produkteve ushqimore bujqësore nga BE-ja vitin e kaluar ka ardhur nga kërkesa e madhe e tregjeve në Kinë dhe ShBA.

Në nëntor të vitit të kaluar, vlera e këtyre produkteve të eksportuara nga BE-ja arriti rekordin prej 12 miliardë eurosh, 813 milionë euro më shumë se në të njëjtën periudhë të 2015-s.

Për shkak edhe të uljes së importeve, BE-ja shënoi një suficit tregtar rekord me vlerë 19 miliardë euro në fushën e produkteve ushqimore bujqësore në periudhën nga dhjetori i vitit 2015 deri në nëntor 2016. ShBA-ja dhe Kina janë kontribueset kryesore për arritjen e këtyre shifrave. Gjatë kësaj periudhe vlera e eksporteve në ShBA arriti në 1.5 miliardë euro, duke u rritur për 8 %, ndërsa në Kinë 1.1 miliardë euro, me një rritje 11 %.

Mishi i derrit, vera dhe pijet e tjera alkoolike ishin ndër mallrat e eksportuara nga BE-ja më të preferuara nga këto tregje vitin e kaluar. (Xu Guang)

Mrekulli
Lajmet Kryesore