Sateliti i parë i komunikimit kuantik në botë përfundon provat në orbitë

2017-01-19 10:24:19 CRI Komenti juaj Printoni

Sateliti i parë i komunikimit kuantik në botë, i prodhuar nga Kina, i ka përfunduar të gjitha provat në orbitë dhe është në pritje të eksperimenteve të mëtejshme.

Pan Jianwei, drejtuesi shkencor i projektit, thotë se sateliti është përgatitur gjatë katër muajve të fundit për eksperimente shkencore kuantike në hapësirë.

Në hapin e ardhshëm, sateliti do të përpiqet të krijojë komunikim kuantik të sigurt, duke transmetuar kode të pazbërthyeshme nga hapësira, dhe të sigurojë njohuri për të ashtuquajturën "ndërthurje kuantike", që shumë shkencëtarë e quajnë një ndër dukuritë më të çuditshme në fizikën kuantike.

Sateliti gjithashtu do të testojë mundësinë e krijimit të rrjeteve të komunikimit kuantik në mes të Kinës dhe Austrisë.

Sateliti u lëshua në gusht të vitit të kaluar. Ai quhet "Mozi", sipas emrit të një filozofi dhe shkencëtari kinez të shekullit të pestë p. e. s, që besohet se ka qenë i pari që ka kryer eksperimente optike.

Mrekulli
Lajmet Kryesore