Kina krijon projekte të ekonomisë oqeanike

2017-01-19 10:04:04 CRI Komenti juaj Printoni

Organi më i lartë planifikues në Kinë parashikon krijimin e 10 deri në 20 zonave të demonstrimit në katër vitet e ardhshme, për të testuar politikat e ekonomisë oqeanike.

Këto zona do të paraqesin projektet që synojnë modelet e përparuara të zhvillimit për ekonominë oqeanike, si dhe do të koordinojnë zhvillimin e industrive oqeanike, duke mbrojtur ekosistemin detar.

Qytetet me një shifër të rritjes prej mbi 10 për qind në vlerën e shtuar të industrisë oqeanike vitin e kaluar do të zgjidhen për krijimin e këtyre zonave.

Parqet industriale me një vlerë të shtuar të industrisë oqeanike prej më shumë se 15 për qind në rritje do të kenë gjithashtu mundësi për krijimin e zonave të tilla.

Shifra e rritjes së ekonomisë oqeanike në këto zona pritet të jetë më e lartë se niveli lokal të zhvillimit ekonomik deri në vitin 2020.

Mrekulli
Lajmet Kryesore