Basi, Panda më e vjetër në botë mbushi 37 vjeç

2017-01-19 09:58:52 CRI Komenti juaj Printoni

Basi, panda më e vjetër në botë, e mbajtur në rezervat, mbushi të mërkurën 37 vjeç, një moshë e barazvlefshme me më shumë se 100 vjeç të njeriut. Ajo lindi në vitin 1980 dhe u vendos në Fuzhou të Kinës, pas 4 vjetësh. Panda Basi u bë e famshme pasi u zgjodh si model për maskotën e Lojërave Aziatike të Pekinit, në vitin 1990. Sipas studjuesve të Qendrës Kërkimore dhe Studimore të Pandave në Fuzhou, Basi gëzon shëndet të mirë.

Rekordi i moshës për pandat më të vjetra në botë, të mbajtura në rezervate është 38 vjeç dhe mbahet nga panda Jia Jia, që ndërroi jetë vitin e kaluar në Hong Kong. Për pandat e egra jetëgjatësia është 15 vjeç, ndërsa ato që mbahen në rezervat jetojnë më gjatë, për shkak të ushqyerjes dhe kushteve më të mira të jetesës.

Disa ekspertë janë të mendimit se jetëgjatësia e pandës së rezervatit ,Basi mund të jetë ndikuar nga kushtet e mira natyrore të Fuzhout, në jugperëndim të Kinës, ku ajo jeton. (Eda Merepeza)

Mrekulli
Lajmet Kryesore