Zgjatet me 3 vjet qëndrimi i Snowdenit në Rusi

2017-01-19 09:55:37 CRI Komenti juaj Printoni

Eduard Snowdenit, ish agjent i CIA-s, i është zgjatur me 3 vjet leja e qëndrimit në Rusi, deri në vitin 2020. Sipas ligjit rus, shtetas të ndryshëm mund të aplikojnë për shtetësinë ruse, pas një qëndrimi 5 vjeçar në këtë vend.

Lajmin e konfirmoi zëdhënësi i presidentit rus Dmitri Peskov, i cili u shpreh se pakësimi ose zbutja e akuzave ndaj Snowdenit nuk është problem i Rusisë dhe ajo nuk ka asnjë informacion mbi aktivitetet e Snowdenit.

Në gusht të vitit 2014, Rusia i dha Snowdenit një leje qëndrimi me afat 3 vjeçar.(Jiang Lei/ Eda Merepeza)

  

Mrekulli
Lajmet Kryesore