Xi takohet me zv./presidentin amerikan Joe Biden

2017-01-18 10:44:42 CRI Komenti juaj Printoni

Presidenti i Kinës Xi Jinping i bëri thirrje ShBA-së të martën për ndërtimin e një bashkëpunimi të afatgjatë me Kinën, të qëndrueshëm dhe me përfitime për të dy vendet e mbarë botën.

Xi e bëri këtë deklaratë kur takoi zv./presidentin amerikan Joe Biden në Davos të Zvicës. Xi i kërkoi Biden-it t'i përcjellë përshëndetjen e tij presidentit Barack Obama dhe vlerësoi kontributet pozitive të zv./presidentit në nxitjen e përparimit të marrëdhënieve kino-amerikane.

Marrëdhëniet kino-amerikane janë zhvilluar në drejtimin e duhur dhe kanë shënuar arritje pozitive me përpjekjet e përbashkët të të dy palëve, sidomos që kur presidenti Xi Jinping dhe presidenti Obama ranë dakord për ndërtimin e një lloji të ri marrëdhëniesh mes vendeve të mëdha tre vjet më parë.

Zoti Biden e uroi presidenti Xi për fjalimin e mbajtur në ceremoninë e hapjes së takimit vjetor të Forumit Ekonomik Botëror, si dhe i përcolli udhëheqësit kinez përshëndetjet e përzemërta të presidentit Obama.

Biden, tha se zhvillimi i ShBA-së dhe i Kinës ka shumë rëndësi për mbarë botën në shekullin e 21-të. (Leftion Peristeri)

Mrekulli
Lajmet Kryesore