I dyshuari për sulmin në Stamboll e pranon krimin

2017-01-18 09:28:00 CRI Komenti juaj Printoni

Njeriu i dyshuar për sulmin në klubin e natës së Stambollit natën e ndërrimit të viteve e ka pranuar krimin.

Shtetasi nga Uzbekistani, Abdulkadir Masharipov, u kap nga policia ndërsa fshihej në shtëpinë e një shoku në lagjen Esenyurt të Stambollit.

Guvernatori, Vasip Sahin tha se sulmuesit, i cili njihet edhe si Ebu Muhammed Horasani, ju gjetën 197 mijë dollarë amerikanë, dy dronë dhe armë të rënda zjarri.

Ai tha se dyshohet se sulmuesi hyri në Turqi në mënyrë të paligjshme.

"Ka hyrë në mënyrë të paligjshme, një hyrje e paligjshme në vitin 2016. Le të themi, mendojmë se ka hyrë nga ana e kufirit tonë lindor. Deri tani, është e qartë se sulmi i tij është kryer në emër të Shtetit Islamik."

Thuhet se 34-vjeçari është trajnuar në Afganistan. Së bashku me të u ndalua edhe një burrë nga Iraku dhe tre gra nga shtete të ndryshme afrikane.

Masharipov sulmoi me armë zjarri klubin e natës Reina të Stambollit duke vrarë 39 veta pasi hapi zjarr për 7 minuta. (Leftion Peristeri)

Mrekulli
Lajmet Kryesore