Tiranë, zhvillohet koncerti për Festivalin e Pranverës

2017-01-16 10:10:15 CRI Komenti juaj Printoni

(Video nga Top channel)

Koncert i parë i muzikës klasike kineze i solli publikut në Tiranë atmosferën e Festës së Pranverës, Vitit të Ri kinez. Orkestra Simfonike e Shenzhen-it dhe ajo e Radio Televizionit Shqiptar zhvilluan bashkë një koncert me rastin e Festivalit të Pranverës të Kinës.

I zhvilluar në Universitetin e Arteve, ky koncert u pasurua nga veprat më të njohura të kompozitorëve kinezë për violinë, që u interpretua nga dirigjenti i Orkestrës Simfonike të Shenzhen-it, Lin Daye.

Në këtë bashkëpunim të Orkestrës së RTSH-së me tre instrumentistët kinezë, dirigjentin Lin Daye, violinistin Guo Shuai dhe instrumentisten Zhang Hongyan, programi muzikor kishte përveç pjesës "Kapriço italiane" të Çajkovksit, të gjitha pjesët e tjera u përkisnin kompozitorëve më të njohur të repertorit të muzikës klasike kineze.

Ky koncert organizohet me rastin e Festës së Pranverës, por edhe për traditën e miqësisë, që shqiptarët kanë pasur ndër vite me popullin kinez.

Ambasadorja e Kinës në Shqipëri, Jiang Yu, u shpreh se meloditë e përzgjedhura përbëjnë kujtime të bukura për të dy vendet.

"Në prag të vitit të ri, kemi ftuar muzikantë të njohur kinezë të bashkëpunojnë me orkestrën simfonike të RTSH-së dhe të luajnë bashkë meloditë klasike kineze që ato njihen nga çdo njeri, për të vazhduar kapitullin e miqësisë kino-shqiptare," u shpreh ambasadorja.

Disa shikues u shprehën se kjo ishte një shfaqe emocionuese dhe me nivel shumë të lartë artistik, ndërsa vlerësuan dhe miqësinë e thellë mes dy popujve dhe shprehën dëshirën e mirë për nxitjen e shkëmbimeve kulturore.

Megjithëse Tirana po ndeshet me të ftohtin më të madh në tre dekadat e fundit, u shitën të gjithë biletat e koncertit.

Në këtë aktivitet, ishte i pranishëm edhe ambasadori i dekretuar i Shqipërisë në Kinë, zoti Selim Belortaja, zv./ministri i Kulturës Zef Çuni, përfaqësuesit e Institutit Konfuci e personalitete të tjerë. (Jiang Lei/Leftion Peristeri)

Mrekulli
Lajmet Kryesore