Diplomacia e Kinës në vitin 2016

2016-12-05 14:37:17 CRI Komenti juaj Printoni

 

Në vitin 2016 gjendja ndërkombëtare shënoi disa ndryshime. Ekonomia globale vazhdoi prirjen e rënies, dalja e papritur e Britanisë nga BE-ja, ndërlikimi i gjendjes në Lindjen e Mesme dhe shfaqja e prirjeve kundër globalizmit.

Ministri i Jashtëm i Kinës Wang Yi e përshkroi gjendjen ndërkombëtare në vitin 2016 me dy fjalë: "ndryshim" dhe "rrëmujë".

"Kjo gjendje e ndryshuar dhe plot rrëmujë i ka sjellë botës pasiguri dhe paqëndrueshmëri. Por në anën tjetër, "ndryshimi" dhe "rrëmuja" janë një proces i pashmangshëm i reformës së gjendjes ndërkombëtare, e ndër të përfshihen sfida dhe raste të rinj. Për çdo vend, çelësi është të kapësh rastin dhe të kapërcesh sfidat. "

Për sa i përket diplomacisë së Kinës këtë vit, ministri Wang Yi tha se vendi është shfaqur më agresiv, me më shumë besim dhe më i pjekur përballë ndryshimit të sistemit të qeverisjes globale, duke mbrojtur qëndrueshmërinë rajonale, marrëdhëniet me ShBA-në, Rusinë dhe vendet e mëdha etj., si dhe ka mbrojtur sovranitetin e Detit të Kinës Jugore e nxitur përparimin e nismës "Një Brez, Një Rrugë".

Për rolin e Kinës në reformimin e sistemit të qeverisjes globale në vitin 2016, duhet të përmendet Samiti i G20-s i Hangzhou-t. Si platforma më e rëndësishme e bashkëpunimit ekonomik ndërkombëtar, anëtarët e G20-s zënë 90% të ekonomisë ndërkombëtare, ndërsa vëllimi i tyre tregtar zë 80% të totalit global.

Në procesin e G20-s, Samiti i Hangzhou-t shënoi 29 të arritje të realizuara "për herë të parë" dhe e vuri theksin tek tema e zhvillimit dhe bashkërendimi i politikave ndërkombëtare makroekonomike. Samiti i këtij viti formoi një kornizë rregullash për investimet shumëpalëshe ndërkombëtare, u publikua deklarata presidenciale mbi pranimin e Marrëveshjes së Parisit për ndryshimin e klimës dhe për herë të parë u përfshi në axhendën e G20-s, financa e gjelbër.

Profesorja e Institutit të Ekonomisë Ndërkombëtare pranë Akademisë së Marrëdhëniet Moderne Ndërkombëtare, Chen Fengying, mendon se samiti i Hangzhou-t shtoi forcë të re për zhvillimin e ekonomisë ndërkombëtare.

"Në samitin e Hangzhou-t, kemi propozuar reformën (strukturore), rritjen ekonomike nëpërmjet risive dhe gj

ithashtu propozuam dy motorë të rinj të rritjes: tregtinë dhe investimet. Mendoj se samiti i Hangzhou-t ka përcaktuar synimet afatgjatë të ekonomisë ndërkombëtare."

Viti 2016 shënoi trevjetorin e propozimit të nismës "Një Brez, Një Rrugë" dhe deri tani mbi 100 vende dhe organizata ndërkombëtare kanë shprehur e mbështetje dhe i janë bashkuar asaj. Kina ka nënshkruar marrëveshje bashkëpunimi me mbi 40 vende dhe organizata ndërkombëtare.

Profesori i Universitetit Remin të Kinës Wang Yiwei :

"Nisma 'Një Brez, Një Rrugë' udhëheq drejtimin e ri të bashkëpunimit ndërkombëtar dhe vende të ndryshme e kanë drejtuar vëmendjen tek reforma e ekonomisë, nxitjen e risive dhe zhvillimi i infrastrukturës. Duke cituar presidentin Xi Jingping: "Realizohet rebalancimi i ekonomisë ndërkombëtare."

Mrekulli
Lajmet Kryesore