Ruhani: Irani do të marrë masa nëse shkelet marrëveshja bërthamore

2016-12-05 10:28:50 CRI Komenti juaj Printoni
Irani do të veprojë me vendosmëri në dhënien e përgjigjes së duhur ndaj çdo shkeljeje, mosangazhimi dhe moszbatimi të marrëveshjes bërthamore dhe programit të përbashkët të veprimit.

Kështu deklaroi të dielën presidenti i Iranit Hasan Ruhani gjatë një fjalimi të mbajtur në parlament gjatë kohës kur dorëzoi projektbuxhetin për vitin e ardhshëm.

Duke folur mbi miratimin e ligjit që sanksionon Iranin për 10 vitet e tjera, ai tha se se ANEB-i, në raportet e saj ka konfirmuar se Irani që nga koha e zbatimit të marrëveshjes bërthamore ka përmbushur të gjitha angazhimet e tij. Ai shtoi se marrëveshja bërthamore është një dokument ndërkombëtar i miratuar nga Këshilli i Sigurimit i OKB-së dhe zbatimi i plotë i saj mund të sjellë dobi të shumta për palët. (Çang Çuo)

Mrekulli
Lajmet Kryesore