Ekonomia kineze pritet të rritet me 6 - 7%

2016-12-05 10:14:06 CRI Komenti juaj Printoni
Sipas disa ekonomistëve në vend ekonomia kineze do të ruajë një rritje të qëndrueshme në vitin 2017.

Dekani i "Guanghua School of Management" pranë Universitetit të Pekinit parashikoi se rritja e ekonomisë së dytë më të madhe të botës do të jetë 6-7 për qind këtë vit.

Por specialistët, duke folur gjatë një forumi ekonomik mbajtur në fundjavë, thanë se ka gjithashtu risqe të mundshme të jashtme për shkak të shqetësimeve në rritje të ekonomisë botërore.

Ish-numri dy i Fondit Monetar Ndërkombëtar (FMN)Zhu Min, beson se risku kryesor do të vijë nga ndryshimi i politikës ekonomike në SHBA, pas fitores surprizë të Donald Trump.

"Duhet të ruhemi nga luhatjet globale të tregut financiar dhe rritjes që rezulton nga ndryshimi i politikës ekonomike në SHBA."

Ekonomia kineze u rrit mbi parashikimin në 6.7 për qind në tremujorin e tretë të 2016-s, duke iu afruar objektivit të saj vjetor prej 6.5 dhe 7%. (Albana)

Mrekulli
Lajmet Kryesore