Kina ndëshkon afro 200 mijë zyrtarë për abuzim me fondet publike

2016-12-05 09:16:57 CRI Komenti juaj Printoni

Organi më i lartë i luftës kundër korrupsionit i Kinës raportoi se rreth 197 mijë zyrtarë të partisë dhe të qeverisë janë dënuar për shkak të shkeljes së masave të kursimeve, që nga fillimi i fushatës në fund të vitit 2012.

Udhëheqja qendrore e Partisë Komuniste të Kinës filloi një fushatë kursimi në dhjetor të vitit 2012 për të frenuar ekstravagancën dhe që atëherë janë shqyrtuar mbi 146 mijë raste abuzimi.

Rreth një e katërta e rasteve përfshijë përdorimin e mjeteve të qeverisë dhe të fondeve publike për të paguar bankete dhe ahengje.

Ndër shkeljet kryesore është përdorimi i fondeve publike për të paguar dasmat dhe funeralet, apo për të udhëtuar. (Leftion Peristeri)

Mrekulli
Lajmet Kryesore