Ekspertë të huaj vlerësojnë arritjet e Kinës në të drejtat e njeriut

2016-12-05 09:14:35 CRI Komenti juaj Printoni

Arritjet e Kinës në luftën kundër varfërisë dhe kontributi në përparimin njerëzor u vlerësuan në një seminar të posaçëm të mbajtur të dielën në Pekin, me rastin e 30 vjetorit të "Deklaratës së të drejtës për zhvillim" të OKB-së.

Më 4 nëntor të vitit 1986, Asambleja e Përgjithëshme e OKB-së miratoi "Deklaratën e të drejtës për zhvillim". Duke marrë fjalë në seminar, zyrtari i lartë i Partisë Komuniste të Kinës Liu Qibao e vuri theksin tek e drejta njerëzore për zhvillim.

"Ne besojmë se të drejtat për mbijetesë dhe zhvillim janë parësore dhe përbëjnë bazën e të drejtave të njeriut. E drejta për zhvillim është një garantim i të drejtës për të jetuar. Kjo bën pjesë në të drejtat gjithëpërfshirëse dhe universale të njeriut", tha Liu Qibao.

Kina shpalli të enjten Librin e parë të bardhë të së drejtës për zhvillim. Sipas këtij dokumenti, në Kinë janë nxjerrë nga varfëria 700 milion vetë, gjatë periudhës 30 vjeçare të reformës dhe hapjes së vendit. Kjo shifër përbën 70% të uljes së varfërisë në nivel botëror.

Jetëgjatësia mesatare në Kinë është rritur ndjeshëm, krahas reformës së sigurimeve shoqërore, të arsimit dhe të kujdesit shëndetësor. Pjesmarrës në seminar përshëndetën arritjet e Kinës në këtë drejtim.

Tom Zwart, drejtor i Institutit të të Drejtave të Njeriut të Holandës u shpreh:

"Kina ka shënuar një përparim të madh në çrrënjosjen e varfërisë. Besoj se këto janë arritjet më të mëdha të shënuara ndonjëherë në historinë botërore të drejtave të njeriut. Dyshoj se ky progres ka marrë vlerësimin e duhur nga vendet perëndimore. Kina po shënon arritje të mëdha në fushën e të drejtave të njeriut. Kjo gjë duhet të na gëzojë dhe të shtojë bashkëpunimin tonë me Kinën", tha Zwart. (Eda Merepeza)

Mrekulli
Lajmet Kryesore