Xi, ushtri më e vogël, por më e aftë

2016-12-04 10:27:51 xinhua Komenti juaj Printoni

Kryetari i shtetit i Kinës Xi Jinping theksoi krijimin e një ushtrie më të vogël, por me aftësi më të mirë luftarake, si një ndër objektivat e thellimit të reformës në ushtri.

Xi, njëherësh kryetar i Komitetit Qendror Ushtarak e cilësoi reformën si një ndryshim "të pashmangshëm dhe të rëndësishëm". Deklarata e tij u bë në një Konferencë dyditore për ushtrinë, që u mbyll të shtunën në Pekin.

Sipas Xiut, përpjekjet duhet të përqendrohen te përmirësimi i strukturës ushtarake, krijimi i forcave të reja, duke zvogëluar edhe ushtrinë në tërësi.

Në shtator të vitit të kaluar presidenti Xi deklaroi shkurtimin e 300 mijë ushtarakëve nga forcat e ushtrisë prej 2.3 milion vetësh. (Zhang Yan/ Eda Merepeza)

Mrekulli
Lajmet Kryesore