Wang Yi: Çeshtja e Detit të Kinës Jugore po hyn në rrugë të drejtë

2016-12-04 10:22:51 xinhua Komenti juaj Printoni

Ministri i jashtëm i Kinës, Wang Yi theksoi që çeshtja e Detit të Kinës Jugore është rikthyer në "rrugë të drejtë". Ai e bëri deklaratën gjatë një forumi akademik në Pekin.

"Këtë vit një nga arritjet më të mëdha është fqinjësia e mirë dhe padyshim përmirësimi i marrëdhënieve Kinë-Filipine. Kjo shënon rikthimin e çeshtjes së Detit të Kinës Jugore në rrugë të drejtë dhe zgjidhjen e saj përmes bisedimeve dhe dialogut", tha kreu i diplomacisë kineze.

Tensionet në Detin e Kinës Jugore u ulën ndjeshëm pas vizitës në tetor në Kinë të presidentit të Filipineve Rodrigo Duterte. Kjo ndikoi në uljen e mosmarrëveshjeve, që arritën nivelin më të lartë pasi qeveria e mëparshme filipinase e dërgoi çeshtjen e Detit të Kinës Jugore në Gjykatën Ndërkombëtare të Arbitrazhit në Hagë.(Eda Merepeza)

Mrekulli
Lajmet Kryesore