Filipinet po shqyrtojnë heqjen e vizave për turistët kinezë

2016-11-28 09:19:38 CRI Komenti juaj Printoni

Qeveria filipinase po shqyrton mundësinë e heqjes së vizave për turistët kinezë, me synim forcimin e shkëmbimeve turistike dypalëshe. Një zyrtar i Departamentit të Turizmit të Filipineve tha se Kina ofron një numër shumë të madh turistësh, por politika filipinase e vizave përbën një nga pengesat për turistët kinezë që duan ta vizitojnë këtë vend.

Vitin e kaluar, numri i turistëve kinezë në Filipine arriti në 491 mijë dhe konsiderohet i vogël krahasuar me numrin e përgjithshëm të turistëve kinezë në botë prej 120 milionësh. Nëse Filipinet do të heqin vizat për turistët kinezë numri i tyre do të rritet, duke ndikuar në forcimin e sektorit të turizmit në vend. (Eda Merepeza)

Mrekulli
Lajmet Kryesore