EQL: Vlerësime për mekanizmin e bashkëpunimit " 16+1"

2016-11-07 19:35:44 CRI Komenti juaj Printoni
U zhvillua më 5 nëntor në kryeqytetin leton Rigë, takimi i 5-të i liderëve Kinë-EQL, me temë "Ndërlidhshmëri, risi, gjithëpërfshirje dhe zhvillim i përbashkët", në të cilin morën pjesë kreu i qeverisë kineze Li Keqiang dhe liderët e 16 vendeve të Evropës Qendrore e Lindore. Takimi është komentuar gjerësisht nga qarqe të ndryshme të Evropës Qendrore e Lindore, sipas të cilave "bashkëpunimi 16+1" është i favorshëm për plotësimin reciprok të epërsisë të dy palëve dhe sjell mundësi zhvillimi. Analistët thonë se takimi i Rigës do të nxitë më tej bashkëpunimin e sukseset e përbashkëta të palëve.

Profesori i Universitetit polak të Gdanskit Marcel Burdelski shprehet se "bashkëpunimi 16+1" luan një rol të rëndësishëm për nxitjen e bashkëpunimit midis Kinës e vendeve të Evropës Qendrore e Lindore. Takimi i Rigës do të nxitë më tej bashkëpunimin e palëve dhe mekanizmi "16+1" është një platformë e mirë për krijimin e bazës së përfitimeve të përbashkëta, shton analisti polak.

Burdelski mendon se nisma "Një brez, një rrugë" luan një rol nxitës për bashkëpunimin midis Kinës dhe vendeve të Evropës Qendrore e Lindore dhe është e favorshme për hyrjen e mallrave kineze në vendet e Evropës Perëndimore, njëkohësisht ajo nxit ndërtimin e infrastrukturës së këtyre vendeve, përfshirë dhe Poloninë. Ai mendon se nisma "Një brez, një rrugë" do të ndihmojë në zbatimin e strategjisë së "ri-industrializimit" të Polonisë.

Asistent Profesori i Universitetit Cowan News të Budapestit, presidenti i Qëndrës së Studimevetë Evropës Qendrore e Lindore dhe Azisë, Matura Tamas nënvizon se në kuadër të mekanizmit "16+1", liderët e vendeve të ndryshme pjesmarrës në këto takike mund të diskutojnë mbi rezultatet e arritura të bashkëpunimit dhe projektet për të ardhmen. "16+1" është rasti i vetëm për nxitjen e bashkëpunimit midis Kinës dhe Evropës Qendrore e Lindore, thotë Tamas.

Specialistja e politikave diplomatike e Serbisë, Alexandra Joksimovic thotë se një nga epërsitë e bashkëpunimit "16+1" janë sukseset e përbashkëta midis një vendi të madh si Kina dhe vendeve më të vogla. Kina, si një vend i madh kërkon partnerë bashkëpunimi në rajone të tjera, ndërsa vendet e vogla mund të përdorin shanset që sjell bashkëpunimi me një vend të madh për zhvillimin e mëtejshëm të tyre Ekspertja serbe thekson se investimet e Kinës në Serbi kanë rëndësi të madhe për zhvillimin e saj.

Ministrja e Jashtme e Kroacisë Vesna Pusic thekson se "bashkëpunimi 16+1" është një platformë të mirë për forcimin e bashkëpunimit midis Kroacisë, vendeve të Evropës Qensdrore e Lindore dhe Kinës.

Drejtori i Institutit të Sigurisë pranë Universitetit të Beogradit Ivica Radovic tha se bashkëpunimi "16+1" është një sukses i madh diplomatik i Kinës, në të cilin përfshihen marrëveshjet e ndryshme midis Kinës dhe 16 vendeve. Ky sistem jo vetëm është i favorshëm për forcimin e marrëdhënieve dypalëshe midis Kinës dhe këtyre vende, por dhe për nxitjen e komunikacionit mes vendeve të Evropës Qendrore e Lindore. (Çang Çuo)

Mrekulli
Lajmet Kryesore