Përmbajtja Programit të bashkëpunimit Kinë-EQL të Rigës"

2016-11-07 15:48:21 CRI Komenti juaj Printoni

Të shtunën u zhvillua në Rigë të Letonisë Samiti i 5-të i Liderëve Kinë-Europë Qendrore e Lindore. Gjatë samitit, pjesëmarrësit shqyrtuan progresin dhe rezultatet e arritura pas nisjes në vitin 2012 të mekanizmit të bashkëpunimit "16+1" midis Kinës e vendeve të Europës Qendrore e Lindore dhe vlerësuan gjendjen e zbatimit të "Planit të bashkëpunimit afatmesëm midis Kinës e vendeve të Europës Qendrore e Lindore" dhe të "Programit të Suzhout të bashkëpunimit midis Kinës e vendeve të Europës Qendrore e Lindore".

Kryeministri kinez Li Keqiang paraqiti në samit një propozim prej katër pikash për nxitjen e bashkëpunimit "16+1". Propozimi përfshin thellimin e bashkëpunimit në ndërtimin e infrastrukturës e ndërlidhshmërinë për të forcuar rolin e rëndësishëm të vendeve të Europës Qendrore e Lindore në Urën Kontinentale Euraziatike, forcimin e bashkëpunimit financiar në përkrahje të projekteve të bashkëpunimit "16+1", shtimin e bashkëpunimit në fushën e ekonomisë së gjelbër, si bujqësia e gjelbër, mbrojtja e mjedisit, energjia e pastër etj. dhe së fundmi, rritjen e shkëmbimeve njerëzore e bashkëpunimit në fushën e arsimit, kulturës, turizmit, shëndetësisë etj.

Kështu, me temën "Ndërlidhshmëri, risi, gjithëpërfshirje dhe zhvillim i përbashkët", palët hartuan dhe publikuan bashkërisht "Programin e bashkëpunimit Kinë-EQL të Rigës", ku thuhet se, në përputhje me ligjet e vendeve përkatëse, si edhe me ligjet e BE-së nga vendet anëtare të Unionit, do të konsolidohet bashkëpunimi ekzistues në kuadër të 16+1 dhe do të eksplorohen pandërprerë fusha të reja bashkëpunimi.

Për sa u përket veprimtarive kryesore në kuadër të bashkëpunimit 16+1, programi parashikon që të ofrohet mbështetje për Hungarinë për organizimin e Samitit të 6-të të Liderëve Kinë-EQL vitin e ardhshëm. Po në vitin 2017, do të zhvillohen në Kinë dhe Hungari takimet e koordinatorëve për bashkëpunimin Kinë-EQL.

Lidhur me tregtinë e investimet, do të nxiten bisedimet për marrëveshjen e investimeve Kinë-Europë, bashkëpunimi në tregti e investime mes ndërmarrjeve të vogla e të mesme të vendeve të 16+1,

tregtia elektronike dhe import-eksporti i mallrave karakteristike të këtyre vendeve.

Në lidhje me ndërlidhshmërinë, do të ketë forma të ndryshme pjesëmarrjeje në ndërtimin e infrastrukturës së vendeve të Europës Qendrore e Lindore, do të nxitet ndërtimi i hekurudhës mes Hungarisë e Serbisë dhe i Linjës Ekspres Tokësore-Detare Kino-Europiane, si edhe integrimi i Korridorit Kontinental Azi-Europë. Po ashtu, do të rritet numri i trenave dhe i linjave të drejtpërdrejta ajrore mes Kinës dhe vendeve europianoqendrore dhe europianolindore, si edhe do të krijohen më shumë qendra logjistike në këto vende.

Lidhur me bashkëpunimin në fushat e kapaciteteve prodhuese, të industrisë dhe të shkencës e teknologjisë, "Programi" parashikon ndërtimin e përbashkët të parqeve industriale dhe parqeve teknologjike dhe nxitjen e bashkëpunimit lidhur me portet në "tre detet" (detin Baltik, detin Adriatik dhe Detin e Zi).

Bashkëpunimi financiar përfshin krijimin e Kompanisë Financiare Kinë-EQL e inkurajimin e kryerjes së bizneseve mes bankave të të dy palëve.

Për sa i përket bashkëpunimit në fushën e bujqësisë dhe të pylltarisë, do të shtohet importimi i produkteve cilësore bujqësore nga vendet e EQL-së që i nevojiten tregut kinez, si edhe do të formohet sistemi i bashkërendimit dhe i bashkëpunimit pyjor mes Kinës dhe Europës Qendrore e Lindore.

Për sa u përket shkëmbimeve kulturore, do të organizohet Viti i Mediave mes Kinës dhe Europës Qendore e Lindore, si edhe do të eksplorohen potencialet e bashkëpunimit në fushën turistike.

Bashkëpunimi shëndetësor në kuadër të mekanizmit "16+1" do të ketë në fokus përkrahjen e vazhdueshme ndaj vendeve të EQL-së për eksplorimin e mjekësisë tradicionale kineze.

Lidhur me bashkëpunimin e pushteteve vendore, në Bullgari do të organizohet takimi i 4-t i drejtuesve të pushtetit vendor Kinë-Europë Qendrore e Lindore.

Mrekulli
Lajmet Kryesore