Flota kineze arrin në Vietnam për forcimin e lidhjeve detare mes dy vendeve

2016-10-23 10:14:13 CRI Komenti juaj Printoni

Një flotë anijesh të Forcave Detare Kineze është ankoruar në portin Cam Ranh në Vietnamin Qendror për një vizitë pesëditore.

Komandanti i flotës, koloneli i lartë Wang Hongli, tha se vizita pasqyron miqësinë mes forcave detare të të dy vendeve.

Vizita në Vietnam është ndalesa e fundit e flotës në rrugën e kthimit për në atdhe, pas përfundimit të misioneve të shoqërimit në Gjirin e Adenit dhe ujërat somaleze.

Flota ka bërë ndalesa edhe në Mianmar, Malajzi dhe Kamboxhia.

Cam Ranh ka qenë më parë një bazë ushtarake amerikane dhe më vonë sovjetike.

Mrekulli
Lajmet Kryesore