Erdogan: Turqia do ta zgjerojë misionin në veri të Sirisë

2016-10-23 10:13:09 CRI Komenti juaj Printoni

Turqia ka vendosur të zgjerojë operacionet e saj në veri të Sirisë, përfshirë hyrjen në qytetet Al-Bab, Manbij dhe Raka.

Presidenti turk Rexhep Taip Erdogan tha se vendi i tij është i angazhuar për paqen dhe sigurinë rajonale.

Ai shtoi se Turqia do ta kryejë një operacion të tillë në qytetet veriore siriane, pavarësisht kritikave të bashkësisë ndërkombëtare.

Ndërkohë, Erdogani ritheksoi se Turqia nuk do të bashkëpunojë me militantët kurdë të Sirisë në luftën kundër Shtetit Islamik.

Luftimet mes rebelëve sirianë të mbështetur nga Turqia dhe forcave të kurdëve të Sirisë u intensifikuan të shtunën pranë një qyteti verior sirian, pasi avionët turq sulmuan objektiva të forcave kurde në veri të Alepos në fillim të javës. (Artan Goga)

Mrekulli
Lajmet Kryesore