Lipi emërohet trajner i kombëtares kineze të futbollit

2016-10-23 10:11:34 CRI Komenti juaj Printoni

Federata Kineze e Futbollit e ka emëruar zyrtarisht të shtunën Marçelo Lipin si trajner të ri të ekipit kombëtar të Kinës.

68-vjeçari do të zëvendësojë në këtë detyrë Gao Hongbo-në, i cili dha dorëheqjen, pasi Kina humbi me Uzbekistanin 2-0 në ndeshjet kualifikuese për Kupën e Botës javën e kaluar.

Lipi e ka filluar karrierën e tij legjendare si trajner me Sampdorian, ndërsa kulmin e ka arritur në vitin 2006, kur udhëhoqi ekipin kombëtar italian në fitimin e titullit kampion bote.

Në vitin 2012 Lipi u emërua trajner i ekipit kinez "Evergrande" të Guangzhou-t, që një vit më pas u shpall për herë të parë kampion i Azisë. Ai u largua nga "Evergrande" në vitin 2014, por dy e gjysmë vjet përvojë në Kinë i kanë dhënë tashmë atij një reputacion të madh në vend.

Debutimi i Lipit si trajner i kombëtares kineze të futbollit do të jetë në ndeshjen me Katarin më 15 nëntor.

Mrekulli
Lajmet Kryesore