Wang Yi: Kina kundërshton të gjitha format e terrorizmit

2016-10-22 10:11:51 CRI Komenti juaj Printoni

Ministri i Jashtëm kinez Wang Yi ka thënë se Kina kundërshton me vendosmëri të gjitha format e terrorizmit dhe është e angazhuar për rritjen e bashkëpunimit ndërkombëtar në këtë drejtim.

Wang i bëri këto komente në ceremoninë e hapjes së një seminari për luftën kundër terrorizmit kibernetik të premten në Pekin.

Ai vuri në dukje se interneti është bërë një platformë e rëndësishme për terroristët për nxitjen e ekstremizmit të dhunshëm dhe përgatitjen e sulmeve terroriste.

Kreu i diplomacisë kineze bëri thirrje për bashkëpunim konkret të bashkësisë ndërkombëtare.

Seminari është pjesë e Forumit Global Kundër Terrorizmit.

Forumi, i përbërë nga 29 vende dhe Bashkimi Europian, synon parandalimin, goditjen dhe hetimin e akteve terroriste dhe luftën kundër nxitjes së terrorizmit apo rekrutimit të terroristëve.

Mrekulli
Lajmet Kryesore