Kina: Lundrimi i luftanijes amerikane në Xisha, i paligjshëm

2016-10-22 10:10:12 CRI Komenti juaj Printoni

Autoritetet kineze kanë paralajmëruar përsëri Marinën amerikane, pasi një destrojer i saj lundroi pranë ishujve Xisha në Detin e Kinës Jugore të premten.

Ministria kineze e Mbrojtjes e quajti një veprim të tillë të paligjshëm e provokues dhe një dëshmi të qartë se ShBA-ja është krijuesja e vërtetë e problemeve në Detin e Kinës Jugore, në një kohë kur gjendja e përgjithshme në rajon po përmirësohet.

Ministria paralajmëroi se ushtria kineze do të forcojë mbikëqyrjen dhe forcën e saj mbrojtëse në rajon nëse është e nevojshme, për të mbrojtur në mënyrë të vendosur interesat kombëtare të Kinës.

Ministria e Jashtme i kërkoi Marinës amerikane të ndalojë veprimet që dëmtojnë sovranitetin dhe interesat detare të Kinës.

Sipas ligjit kinez, luftanijet e huaja duhet të marrin miratimin e qeverisë kineze para se të hyjnë në ujërat kineze.

Mrekulli
Lajmet Kryesore