Kina rrit përpjekjet për të mbrojtur sigurinë e personelit mjekësor

2016-10-22 10:09:29 CRI Komenti juaj Printoni

Kina do të shtojë përpjekjet për të mbrojtur sigurinë e personelit mjekësor, duke i klasifikuar incidentet e dhunshme ndaj këtij personeli në një kategori të veçantë.

Sipas udhëzimeve nga Zyra e Prokurorisë Lartë Popullore, prokurorët e të gjitha niveleve duhet të marrin masa të veçanta të bashkërenduara dhe të reagojnë për raste të tilla në kohën e duhur.

Incidentet e dhunshme ndaj personelit mjekësor mbeten një shqetësim i madh në Kinë.

Në një rast të tillë në korrik, një person vrau me thikë një infermiere dhe plagosi katër veta të tjerë në një spital në provincën Guangdong të Kinës Jugore.(Artan Goga)

Mrekulli
Lajmet Kryesore