Kina shpreson në arritjen sa më parë të traktatit të investimeve me ShBA-në

2016-10-22 10:07:42 CRI Komenti juaj Printoni

Kryeministri kinez Li Keqiang ka bërë thirrje për përpjekje të përbashkëta nga Kina e ShBA-ja për arritjen sa më parë të një marrëveshjeje dypalëshe investimesh.

Gjatë një takimi të premten në Pekin me ish-sekretarin amerikan të Thesarit Henry Paulson, kreu i qeverisë kineze tha se bisedimet për Traktatin Dypalësh të Investimeve do t'i tregojnë botës se Kina e ShBA-ja mbështesin liberalizimin e tregtisë e të investimeve.

Të dyja vendet i nisën negociatata për Traktatin Dypalësh të Investimeve në vitin 2008.

Mrekulli
Lajmet Kryesore