Sondazhi, mbi 50% e ukrainasve kundërshtojnë ndërprerjen e marrëdhënieve me Rusinë

2016-09-28 11:21:34 CRI Komenti juaj Printoni
Sipas një sondazhi të ri, mbi 50% e ukrainasve nuk e përkrahin ndërprerjen e marrëdhënieve midis Ukrainës dhe Rusisë.

Ky sondazh që u realizua nga qendra Razumkov me seli në Kiev, tregon se 55% e pjesëmarrësve e kundërshtojnë ndërprerjen e marrëdhënieve diplomatike me Moskën, ndërsa 25% e tyre mendojnë se marrëdhëniet duhet të ndërprerin.

Njëkohësisht 52% e pjesëmarrësve në këtë sondazh kundërshtojnë ndryshimin e politikave të vizës midis Ukrainës dhe Rusisë, ndërsa 29% e përkrahin këtë ide. (Çang Çuo/Leftion Peristeri)

Mrekulli
Lajmet Kryesore