Kina i fron Shqipërisë pajisje për përmirësimin e ujitjes

2016-09-28 11:20:30 CRI Komenti juaj Printoni

 

Kina i ofroi Shqipërisë një ndihmë në makineri bujqësore, kryesisht për rritur kapacitetin e pajisjeve të ujitjes dhe të kullimit.

Ceremonia e dorëzimit të pajisjeve bujqësore u organizua të martën në Durrës, me pjesëmarrjen e ambasadores së Kinës në Shqipëri Jiang Yu, kryetarit të parlamentit Ilir Meta, ministrit të Bujqësisë Edmond Panariti dhe këshilltarit tregtar të ambasadës, Lian Gang.

Ambasadorja Jiang u shpreh se Kina i kushton rëndësi bashkëpunimit dhe shkëmbimeve në fushën bujqësore. Ajo shtoi se sipas kërkesës së qeverisë shqiptare ndihma e ofruar synon përmirësimin e pajisjeve të ujitjes.

"Pala kineze dëshiron të forcojë bashkëpunimin në fushën e administrimit të ujërave, zhvillimit të teknikës së konservimit të ujit dhe të prodhimit të pajisjeve dhe do t'i përkrahë kompanitë kinezë që të marrin pjesë në projektet e ujitjes dhe ndërtimit të hidrocentraleve," theksoi ambasadorja Jiang.

Ministri Panariti e falënderoi qeverinë kineze për pajisjet e dhuruara dhe tha se shpreson që të dy palët do të arrijnë rezultate në bashkëpunimin konkret në fushën e bujqësisë dhe të ujitjes. (Çang Çuo)

Mrekulli
Lajmet Kryesore