Forumi i 12-të Pekin-Tokio, pjesëmarrësit nxisin përmirësimin e marrëdhënieve

2016-09-28 10:13:33 CRI Komenti juaj Printoni

Një forum i ri me qëllim shtimin e kontakteve mes Kinës dhe Japonisë filloi në Tokio, me synim për të përmirësuar marrëdhëniet dypalëshe.

Mbi 600 ekspertë, ish-zyrtarë dhe përfaqësues të sektorit privat nga të dy vendet po marrin pjesë në këtë forum, i cili u hap më 27 shtator.

Në ceremoninë e hapjes, presidenti i Shoqatës së Miqësisë Kinë – Japoni, Tang Jiaxuan tha se marrëdhënia aktuale kino-japoneze është ndërprerë vitet e fundit nga një sërë çështjesh. Ai theksoi se kjo gjendje duhet të përmirësohet sa më shpejt.

(sinkron 1, Tang Jiaxuan)

"Të dy palët duhet ta shikojnë historinë si një pasqyrë, duke e bazuar të ardhmen mbi realitetin e tanishëm. Të dy vendet duhet t'i trajtojnë dhe kontrollojnë në mënyrë të përshtatshme konfliktet e vjetra dhe të reja. Në të njëjtën kohë, duhet të forcojnë komunikimet dhe bashkëpunimet praktike për përmirësimin e zhvillimin e marrëdhënieve dypalëshe."

Tang Jiaxuan tha se marrëdhënia e re mes Kinës dhe Japonisë duhet të bazohet pjesërisht në marrëveshjen parimore të 4 pikave, që u arrit nga dy palët gjatë Samitit të APEC-ut në Pekin.

Në këtë forum po marrin pjesë shumë zyrtarë të rëndësishëm japonezë, përfshirën ministrin e Jashtëm të Japonisë Fumio Kishida dhe ish-kryeministrin japonez Yasuo Fukuda. (Xu Guang/Leftion Peristeri)

Mrekulli
Lajmet Kryesore