Britania optimiste për të ardhmen jashtë bllokut europian

2016-09-28 09:37:42 xinhua Komenti juaj Printoni

Sekretari britanik i Tregtisë Ndërkombëtare është shprehur optimist për të ardhmen e tregtisë së Mbretërisë së Bashkuar, në një kohë që vendi përgatitet për t'u larguar nga Bashkimi Europian.

Liam Fox foli për Brexit, gjatët forumit treditor të Organizatës Botërore të Tregtisë në Gjenevë.

"Ne duam që Europa të ketë sukses dhe të jetë një partner i gjallë në çështjet globale, ekonomike dhe të sigurisë. Por në epokën e globalizimit, ne duam të jemi të lirë për të ndihmuar formësimin e një mjedisi edhe më transparent, më të hapur dhe më liberal tregtar."

Fox tha se Britania e Madhe do të vazhdojë t'i mbështesë këto angazhime edhe pas daljes së vendit nga BE-ja.

Sipas parashikimeve nuk pritet që Mbretëria e Bashkuar të përfundojë procesin daljes nga Bashkimi Europian deri në fillim të 2019-s. (Leftion Peristeri)

Mrekulli
Lajmet Kryesore