Kinë, FMN-ja: Përmirësohet perspektiva afatshkurtër, rrezik kredia

2016-09-28 09:36:59 xinhua Komenti juaj Printoni

Fondi Monetar Ndërkombëtar publikoi raportin e ri të analizës, ku thekson se perspektiva ekonomike afatshkurtër e Kinës është përmirësuar.

Raporti i ri i FMN-së përfshin një pasqyrë të gjerë të ekonomisë kineze, ku thekson se perspektiva afatgjatë mbetet e pandryshuar.

Megjithatë, shefi i misionit të FMN-së në Kinë, Alfred Schipke, thotë se rritja shpenzimeve kohët e fundit do të ndihmojë ekonominë në perspektivën afatshkurtër.

"Sipas mendimit tonë, perspektiva afatshkurtër është disi më e mirë, pjesërisht për shkak të stimulit që i është ofruar ekonomisë."

Schipke thotë se ndërsa rritja e shpenzimeve e ka ndihmuar ekonominë të stabilizohet, nëse kjo prirje vazhdon ajo do të shoqërohet me disa rreziqe.

"Ajo që mund të shihni është sistemi kinez që vazhdon të lëvrojë më shumë kredi, më shumë kredi për sektorin e korporatave. Por sektori i korporatave është më i ndikuari. Prandaj ekziston mundësia që rreziku të përhapet edhe në sektorin financiar."

FMAN-ja thotë se është duke vëzhguar nga afër sektorin e pasurive të patundshme, sidomos rritjen e shpejtë të çmimit të banesave, veçanërisht në qytetet e mëdha. (Leftion Peristeri)

Mrekulli
Lajmet Kryesore