Kina: Qëndrimi ynë ndaj Japonisë, i pandryshuar

2016-09-27 19:53:08 CRI Komenti juaj Printoni

Kryeministri i Japonisë Shinzo Abe u shpreh në një fjalim të tij kohët e fundit se Japonia përshëndet zhvillimin paqësor të Kinës, duke thënë se pala japoneze do të përmirësojë lidhjet dypalëshe mbi bazën e parimeve të marrëdhënieve strategjike dhe me leverdi të ndërsjellë, duke u nisur nga gjendja e përgjithshme. Ai tha gjithashtu se kundërshton ndryshimin e gjendjes aktuale në Detin e Kinës Lindore dhe Detin e Kinës Jugore, duke bërë thirrje për zgjidhjen e mosmarrëveshjeve nëpërmjet diplomacisë. Lidhur me këtë, zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Kinës Geng Shuang theksoi të martën se pala kineze nuk e ka ndryshuar qëndrimin e vet për zhvillimin e marrëdhënieve me palën japoneze.

"Ne shpresojmë se pala japoneze do ta konsiderojë me të vertetë zhvillimin e Kinës si një mundësi të mirë, do të respektojë interesat dhe preokupimet themelore të palës kineze, do të trajtojë siç duhet probleme delikate, sidomos duhet të ruajë stabilitetin dhe paqen në Detin e Kinës Lindore së bashku me palën kineze, dhe të mbajë me seriozitet premtimet lidhur me problemin e Detit të Kinës Jugorore, duke bërë përpjekje reale për përmirësimin e marrëdhënieve dypalëshe," u shpreh zëdhënësi i diplomacisë kineze Geng Shuang. (Vera)

Mrekulli
Lajmet Kryesore