MJK: Kina kundërshton "juridiksionin e tepruar"

2016-09-27 19:44:27 CRI Komenti juaj Printoni
Departamenti iDrejtësisë i ShBA-së shpalli kohët e fundit se ka ngritur padi penale ndaj korporatës kineze "Hong Xiang", me akuzën se ajo ka shkelur rezolutën 2270 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së dhe ka ofruar mbështetje për programin bërthamor të Koresë së Veriut. Një zyrtar amerikan tha se pala kineze dhe ajo amerikane kanë bashkëpunuar lidhur me këtë rast. Lidhur me këtë, zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Kinës Geng Shuang u shpreh të martën në Pekin se pala kineze kundërshton që ndonjë vend të përdorë ligjet e veta për të bërë "juridiksion të tepruar" ndaj individëve ose entiteve kineze.

"Dua të theksoj edhe një herë se pala kineze kundërshton prodhimin e armëve bërthamore nga Koreja e Veriut dhe ka bërë përpjekje për një Gadishull Korean pa armë bërthamore. Ky është një qëndrim konsekuent dhe i qartë i Kinës. Pala kineze zbaton gjithmonë me seriozitet rezolutën nr. 2270 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së, zbaton detyrimet e veta ndërkombëtare në parandalimin e përhapjes së armëve bërthamore, dhe të gjitha këto përpjekje janë transparente. Çdo individ ose entitet, nëse shkel ligjet ose rregullat, ne do ta hetojmë seriozisht, dhe në këtë process, nëse është e nevojshme, ne mund të zhvillojmë bashkëpunim me vende përkatëse mbi bazën e barazisë dhe të respektit të ndërsjellë. Por ne kundërshtojmë që ndonjë vend të zbatojë ligjin e vet, duke pasur "juridiksion të tepruar" ndaj individëve ose entiteve kineve. Kohët e fundit pala kineze i ka shprehur palës amerikane këtë qëndrim," u shpreh zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme kineze Geng Shuang. (Vera)

Mrekulli
Lajmet Kryesore