ShBA: Clinton e Trump zhvillojnë debatin e parë presidencial

2016-09-27 19:38:39 CRI Komenti juaj Printoni

Kandidati republikan për president të ShBA-së Donald Trump vazhdon të këmbëngulë se e ka kundërshtuar luftën në Irak, pavarësisht provave për të kundërtën.

Gjatë debatit të parë presidencial Trump-i ndërhyri teksa Hilary Clinton-i po fliste.

"Donaldi mbështeti pushtimin e Irakut (Trump-i: E pasaktë). Kjo është provuar absolutisht e shpesh (Trump-i: E pasaktë, e pasaktë, e pasaktë). Ai në të vërtetë i mbrojti veprimet që ndërmorëm në Libi dhe kërkoi që Ghadaffi të nxirret nga skena, pasi bëri biznes me të një herë."

Nuk ka asnjë dëshmi që Trump-i ka shprehur kundërshtim publik ndaj luftës në Irak para pushtimit amerikan.

Kandidatët debatuan edhe mbi deklaratat tatimore të Trump-it dhe gjendjen e borxhit të SHBA.

Clinton-i pretendoi se Trump nuk do të publikojë deklaratën e tij tatimore, sepse ai ndoshta nuk ka paguar asnjë tatim mbi të ardhurat federale.

Në përgjigjen e tij, Trump-i foli për përvojën e vet financiare:

"Unë kam shumë pak borxhe, kam kompani të madhe, kam të ardhura të jashtëzakonshme dhe arsyeja përse e them këtë nuk është për t'u mburrur, por se është koha që ky vend të drejtohet nga dikush që ka një ide në lidhje me paratë... "

Trump-i theksoi se infrastruktura në SHBA ka nevojë për investime serioze dhe kjo për shkak se gjashtë trilionë dollarë janë shpenzuar në Lindjen e Mesme.

Mrekulli
Lajmet Kryesore