Kina e BE-ja zgjatin marrëveshjen e shkëmbimit swap

2016-09-27 19:36:04 CRI Komenti juaj Printoni

Banka qendrore e Kinës ka zgjatur një marrëveshje shkëmbimi swap me Bashkimin Evropian.

Marrëveshja ka një vlerë 350 miliardë juanë, ose 45 miliardë euro, dhe do të zgjasë për tre vjet.

Masa ka për qëllim lehtësimin e tregtisë dhe të investimeve dypalëshe, duke siguruar më shumë likuiditet në tregjet financiare në të dy palëve.

Marrëveshja e mëparshme e shkëmbimit swap midis dy bankave qendrore, gjithashtu me vlerë 350 miliardë juanë, u nënshkrua në vitin 2013. (Artan Goga)

Mrekulli
Lajmet Kryesore