Kinë, Xi Jinping inspekton Forcën e Artilerisë së Raketave

2016-09-27 10:29:19 xinhua Komenti juaj Printoni

Presidenti kinez Xi Jinping ka nxitur Forcat e Artilerisë së Raketave të ushtrisë që të punojnë për ndërtimin e një njësi të fortë dhe moderne.

Xi, që njëherësh është edhe kryetari i Komisionit Qendror Ushtarak, inspektoi trupat e Forcës së Artilerisë së Raketave. Ai theksoi aty se nën ndryshimin e gjendjes ndërkombëtare dhe sfidave të mëdha për sigurinë kombëtare, këto forca luajnë një rol të pazëvendësueshëm për përballjen e kërcënimeve.

Forcat e Artilerisë së Raketave të Ushtrisë Çlirimtare Popullore të Kinës janë themeluar në fund të vitit të kaluar, si pjesë e një ristrukturimi të gjerë ushtarak. (Raela)

Mrekulli
Lajmet Kryesore