Zhvillimi turistik i Kinës i sjell përfitime botës

2016-09-27 15:03:51 CRI Komenti juaj Printoni

Fjala kyçe: 旅游---lǚ yóu---Turizëm

27 shtatori është dita botërore e turizmit. Tani shumë vende e konsiderojnë zhvillimin turistik si mjet i rëndësishëm për ringjalljen ekonomike dhe turizmi është bërë një prej sektorëve me rritjen më të shpejtë ekonomike në glob.

Me zhvillimin e vrullshëm ekonomik e shoqëror të Kinës, turizmi është bërë pjesë e jetës së përditshme të shumë kinezëve. Sipas të statistikave, në gjashtëmujorin e parë të këtij viti, përmasat e tregut turistik kinez u zgjeruan me qëndrueshmëri, u rrit numri i turistëve kinezë që udhëtojnë brenda e jashtë vendit, ndërsa të ardhurat turistike u arritën në 2.25 trilionë juanë. Përqindja e kontributit të sektorit turistik kinez në GDP ka kaluar 10.8% dhe numri i punonjësve në sektorin turistik zë 10.2% të numrit të përgjithshëm të popullsisë së punësuar.

Shefi i zyrës së financave i Administratës Kombëtare të Turizmit, Peng Decheng, u shpreh se zhvillimi turistik mund të nxitë shtimin e investimeve. "Vitin e kaluar, investimet në sektorin turistik kinez i kaluan 1 trilion juanë duke u shtuar me 42% në krahasim me vitin 2014. Në gjashtëmujorin e parë të këtij viti, investimet u shtuan përsëri me 30.5%. Njëkohësisht turizmi ka nxitur konsumin. Këto vite, numri i turistëve dhe i të ardhurat turistike ka shënuar një rritje prej 10% për vit," tha Peng.

Në të njëjtën kohë, zhvillimi i turizmit kinez ka nxitur zhvillimin e turizmit dhe të ekonomisë botërore. Sipas të dhënave të Organizatës Botërore të Turizmit, që nga viti 2012, Kina është vendi i parë më i madh i konsumit turistik, ku kontributi vjetor i turistëve kinezë shënon 13% të nivelit botëror. Me zhvillimin e turizmit, më shumë ndërmarrje kineze po shpejtojnë hapat e globalizimit. Grupi Jinjiang bleu Grupin e Hoteleve Louvre të Francës me 1.3 miliardë euro, shoqëria CTS e Kinës bleu Grupin e Hoteleve Brighton të Britanisë me 400 milionë paundë.

Kreu i Administratës Kombëtare të Turizmit të Kinës Li Jinzao u shpreh se në 5 vjetët e ardhshëm, numri i turistëve kinezë që shkojnë jashtë vendit do të kalojë 600 milionët.

Njëkohësisht për të tërhequr më shumë turistë të huaj e për të ulur shpenzimet e tyre turistike, Kina do të vazhdojë të lehtësojë kufizimet e vizave dhe të thjeshtësojë formalitetet e hyrje-daljes. (Fani)

Mrekulli
Lajmet Kryesore