Pekini: Korridori Ekonomik Kinë-Mongoli-Rusi, rëndësi për bashkëpunim rajonal

2016-09-21 17:21:07 CRI Komenti juaj Printoni

Korridori Ekonomik Kinë-Mongoli-Rusi është i pari shumëpalësh në kuadër të nismës "Një brez, një rrugë", e cila ka rëndësi të veçantë në nxitjen e bashkëpunimit tre-palësh dhe rajonit Europë-Azi, tha të mërkurën zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Kinës Lu Kang.

Këshilltari i Ministrisë së Transportit dhe të Zhvillimit të Mongolisë tha se nisma "Një brez, një rrugë" do të ndihmojë ndërtimin e Korridorit Ekonomik Kinë-Mongoli-Rusi dhe sugjeroi se Mongolia duhet të nxisë ndërtimin e hekurudhës.

"Korridori Ekonomik Kinë-Mongoli-Rusi, është i pari korridor shumëpalësh ekonomik në kuadër të nismës "Një brez, një rrugë" si dhe një model i suksesshëm i bashkëpunimit të hapur shumë-palësh, me rëndësi për nixitjen e bashkëpunimit midis të tre vendeve dhe të rajonit Europë-Azi. Pala kineze dëshiron që së bashku me Mongolinë dhe vendet e tjera të vazhdojnë të nxisin bashkëpunimin konkret në marrëdhëniet reciproke, në inflastrukturë, e shumë fusha të tjera. Kjo do të jetë edhe në interes të popujve të vendeve të ndryshme," theksoi Lu Kang.

Ai shtoi se gjatë tre viteve të fundit, rezultatet e nismës "Një brez, një rrugë" i kanë kaluar parashikimet dhe se ajo ka marrë miratimin dhe përkrahjen e më shumë vendeve. (Çang Çuo)

Mrekulli