2016-08-25 09:43:28 | CRI | Komenti juaj | Printoni |
Ministria e Jashtme e Shqipërisë, në një njoftim online bën të ditur se shqiptari Erjon Toro ka humbur jetën si pasojë e tërmetit në Itali dhe janë plagosur 7 shqiptarë të cilët po trajtohen në spitalet e Rietit dhe të Romës.
Ministria e Punëve të Jashtme i shpreh ngushëllime familjës së viktimës dhe uron për shërim të shpejtë të të plagosurve. Nga tërmetet që goditën mëngjesin e së mërkurës Italinë deri tani janë regjistruar 120 viktima dhe mbi 270 të plagosur. (Top Channel)