Studiuesit kinezë, raporte për zhvillimin ekonomik në vendet e G20-s

2016-08-25 20:29:29 CRI Komenti juaj Printoni

Akademia Kineze e Shkencave Shoqërore në Pekin lëshoi dy raporte mbi konkurrueshmërinë në fushën e inovacionit në vendet e G20-s si dhe mbi disa tematika të tjera kryesore mbi ekonominë në këto vende.

Raporti synon të ndihmojë pjesëmarrësit në samit të njihen me pikat e forta të risisë në sektorin teknologjik, që mund të shërbejë si nxitës i rëndësishëm për rritjen e tyre ekonomike, pavarësisht tkurrjes së ekonomisë botërore.

Kryehartuesi i raportit Huang Maoxing tha se studiuesit duan t'u vinë në ndihmë pjesëmarrësve të zbulojnë mënyrat e shfrytëzimit të avantazheve të tyre për risinë teknologjike.

"Pas krizës ekonomike botërore në vitin 2008, shumica e vendeve nisën t'i varnin shpresat për rimëkëmbjen ekonomike tek risia teknologjike. Përmes këtij studimi, po përpiqemi të ndihmojmë ekonomitë e G20-s të gjejnë dhe të analizojnë avantazhet dhe pikat e tyre të dobëta në këtë fushë, për të gjetur fokusin se ku duhet t'i bëjnë përpjekjet si dhe ofrimin e referencave politike."

Huang shtoi se analiza e çështjeve të nxehta ekonomike që kanë qenë në fokusin e samiteve të G20-s u botua për herë të parë vitin e kaluar për të ndihmuar në të kuptuarit e zhvillimit dhe trendit ekonomik.

Samiti dyditor do të mbahet në Hangzhou të Kinës në datat 4 dhe 5 shtator. (Albana)

Mrekulli
Lajmet Kryesore