Italia në garë me kohë, numri i viktimave arrin në 249

2016-08-25 20:28:33 CRI Komenti juaj Printoni

Bilanci i viktimave nga tërmeti në Itali ka arritur në 249, ndërkohë që mijëra vetë janë në garë me kohën për të nxjerrë të mbijetuarit që besohet se ndodhen ende nën rrënoja.

Ekipet e shpëtimit janë angazhuar pa pushim në operacionet e kërkim-shpëtimit në Amatrice.

Drejtuesi i një prej ekipeve të shpëtim-kërkimit, Luca Cari, tha se ekipet kanë punuar pa pushim, me shpresën se do të nxjerrin nga rrënojat dhjetra njerëz të bllokuar.

"Po përqëndrohemi në zonat që mendojmë se ka ende të mbijetuar nën rrënoja, por kjo nuk përjashton edhe ata të cilët mund të ndodhen në vende të tjera dhe për këtë ne po punojmë edhe natën. Ekipet e shpëtimit nuk kanë pushuar asnjë moment. Po bëjmë kërkimet me të gjitha mënyrat, përfshi edhe kërkime me qentë. Kemi 30 prej tyre dhe jemi të gjithë të përqëndruar me shpresën se do të gjejmë njerëz të gjallë."

Banorët e kaluan natën nëpër çadra -pasi edhe nëse banesat e tyre janë ende ekzistente, ato nuk janë të sigurta për banim.

Tërmeti rrofshoi male me shtëpi dhe prishi rrugë në zonën 140 km në verilindje të Romës.

Italia qendrore u godit në orët e parë të mëngjesit të së mërkurës nga një tërmet i fuqishëm. Zona më e goditur nga tërmeti 6.2 ballësh ishte Amatriçe, e cila u rrafshua pothuajse krejtësisht.

(Albana)

Mrekulli
Lajmet Kryesore