Arrihet marrëveshje historike në Kolumbi

2016-08-25 20:27:46 CRI Komenti juaj Printoni

Qeveria kolumbiane dhe grupi më i madh i kryengritësve në vend FARC arritën një marrëveshje historike, duke i dhënë fund një prej konflikteve më të gjatë në botë.

Por kjo marrëveshje duhet të miratohet nga votuesit që të hyjë në fuqi.

Si shefi i FARC-it po ashtu dhe shefi i delegacionit kolumbian Humberto de la Calle, thanë se vendimi për marrëveshjen është në dorën e popullit kolumbian.

"E ardhmja e Kolumbisë është në lojë. Asnjë palë, as qeveria e as FARC nuk mund të vendosin për këtë marrëveshje. Vendimi përfundimar i takon popullit kolumbian. Është në dorën e secilit banor për të vendosur për këtë."

Referendumi për marrëveshjen do të mbahet në tetor.

Kjo marrëveshje i hap rrugën fundit të konfliktit gjysmëshekullor që vlerësohet se i ka marrë jetën 220 mijë personave dhe ka bërë të zhvendosen 5 milionë të tjerë.

Bisedimet e paqes nisën në nëntor të vitit 2012 dhe zgjatën 4 vjet. (Albana)

Mrekulli
Lajmet Kryesore