Kina e 9-ta ndër vendet e G20-s për konkurrueshmërinë në inovacion

2016-08-25 20:26:51 CRI Komenti juaj Printoni

Libri i verdhë "Raporti i Konkurrueshmërisë në Inovacion në vendet e G20-s" u publikua të enjten në Pekin. Sipas këtij libri, në renditjen e konkurrencës për risinë ndër vendet anëtare të G20-ës, SHBA-ja, Britania e Madhe dhe Japonia u renditën në 3 vendet e para. Kina u rendit në vendin e 9-të, po ashtu edhe si vendi i vetëm në zhvillim që listohet në 10 vendet e para.

Sipas raportit, në periudhën e vlerësimit, konkurrenca në fushën e inovacionit në Kinë u rrit shumë, gjë që tregoi se strategjia kineze e nxitjes ekonomike përmes risisë pati efekt të dukshëm, duke rritur dukshëm konkurrencën e vendit.

Sipas raportit, vendet me konkurrencë e lartë në inovacion janë kryesisht vendet e zhvilluara. Ky fenomen tregon se vendet e zhvilluara kanë bazë të mirë afatgjatë ekonomiko-shoqërore dhe mjedis të përshtatshëm për avancimin në këtë fushë. (Xu Guang)

Mrekulli
Lajmet Kryesore